Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në fshatin Llapçevë të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se viktima ishte gjetur fillimisht në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Sot rreth orës 07:20, në fshatin Llapçevë-Malishevë, është gjetur në rrugë një person mashkull i moshës madhore në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Viktima është dërguar në QKMF Malishevë, ku edhe ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren