-0.6 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e gjitha viset shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e ‘dasmës’ së madhe hasjane.

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj ka theksuar për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 35-të të këtij festivali.

Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë edhe në edicionin e radhës së festivalit ka qenë i lartë.

Sivjet “Hasi Jehon” do të jetë i fokusuar në kultivimin e vlerave dhe në shërbim të angazhimeve që festivali të jetë aset i përhershëm në mbrojtje nga departamenti i trashëgimisë kulturore në MKRS.

Nata e parë e festivalit do të jetë e enjtja me hapjen solemne në ora 19:00 nga nikoqiri SHKA “Malësori”./rtklive.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Më Shumë

Vetëvendosje viziton familjen e dëshmorit Fadil Ferati në Randobravë të Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për deputet, Artan Abrashi, së bashku me kandidatët e tjerë, vizituan sot familjen e dëshmorit Fadil Ferati në...

Banorët e Zhurit po përballen me mungesë të rrymës, të rrezikuar edhe nga shtyllat elektrike

Banorët e Zhurit të Prizrenit po përballen me mungesë të rrymës tash e një javë. Ankesa të tilla kanë ardhur në redaksinë tonë nga lexues...

Lajmet e Fundit