7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Limaj: Serbia kërkoi që eshtrat e Isa Boletinit të mos varrosen në Boletin

Përmes një postimi në Facebook lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shprehur indinjatën e vet me sjelljet e Qeverisë së Kosovës. Limaj fillimisht është ankuar për reagimin e dobët të Qeverisë ndaj ngjarjeve të fundit në Kumanovë, dhe ka shkruar se institucionet tona i dhanë mbështetje qeverisë kriminale të Gruevskit.
Limaj poashtu shprehi mllefin e vet me gjoja vendimin për të cilin familjarët e heroit kombëtar janë pajtuar që eshtrat e heroit të vorrosen në Vlorë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Limajt në rrjetin social Facebook:

Në javën që e lam pas, kur i gjithë opinoni shqiptar ishte i tronditur dhe me shumë shqetësim përcillte ngjarjen tragjike në Kumanovë, duke kërkuar përgjigje në shumë pikëpyetje rreth krejt asaj që ka ndodhur dhe po ndodhte atje, të indinjuar me mënyrën se si qeveria e Kosovës ju qas kësaj ngjarje duke vrapuar për ti dhënë mbështetje qeverisë kriminale të Gruevskit pa pritur as njoftimin e plotë nga ajo qeveri se cilat ishin pasojat e asaj ngjarje.

Qeveria e Kosovës jo vetëm që vazhdoj me mospërfillje qasjen ndaj kësaj ngjarje, por ajo për më tepër duke e ditur që e gjithë Kosova me zemër e mendje ishin të përqëndruar në ngjarjet në Kumanovë, përmes ministrit të jashtëm në mënyrë tinzare përgaditi planin dhe pastaj e bëri publike “vendimin” se qenkan pajtuar që eshtrat e heroit tonë kombëtar Isa Boletini të varrosen në Vlorë, duke tentuar që këtë vendim ta shesin si gjoja “nderim” që po ja bëjnë heroit tonë dhe se për këtë kanë dhe pëlqimin e familjes Boletini.

Këtë skenar me prapavi djallëzore nuk mundeni të ia shitni qytetarëve të Kosovës sepse të gjithë tanimë po e dinë se juve ju është kërkuar nga Serbia që eshtrat e heroit Isa Boletini nuk bën të varrosen ne Boletinin legjendar, në kullën e Boletinëve sepse është në pjesën veriore të Mitrovicës, pjesë kjo e Kosovës të cilën ju ja keni dhënë në administrim serbëve dhe pa dhënë leje Beogradi ju asgjë nuk mund të bëni atje, bile as eshtrat e heroit tonë nuk na lëjn ti varrosim me ceromoni e nderime që i takojnë, sepse Boletini do të behej vend peligrinazhi për gjithë kombin Shqipëtar që do ta vizitonin varrin dhe kullën e Boletinëve për të nderuar veprën e heroit tonë .

Si çdo hero e dëshmor tjetër, aq me tepër Isa Boletini nuk është më veq i familjës së tij, ai është i të gjithë neve është dëshmor i kombit dhe ne të gjithë kemi obligim dhe duam që të plotësohet amaneti i tij të varroset në Boletin. Ky burr i madh i Kosovës edhe nga varri në Boletin do ti shërben atdheut të tij.
Me respekte,
F.L

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Lajmet e Fundit