1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Godet me veturë një këmbësor, arrestohet 21 vjeçari nga Prizreni

Një 21-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor në rrugën Prizren-Suharekë rreth orës 9:30.

I dyshuari, Sh.H., sipas njoftimit të Policisë, në momentin e ndodhjes së rastit kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke u larguar drejt fshatit Korishë për t’u gjetur më vonë prapë nga ana e hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Në njoftim e Policisë është thënë se i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore.

Tutje është treguar se viktima është dërguar së pari për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren, mirëpo për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit