Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Prizren, një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një goditjeje me mjet të mprehtë nga bashkëshortja e tij.
“Viktima është B.G. 39 vjeçar, i cili ka deklaruar se pas një konflikti verbal, situata ka eskaluar në dhunë fizike, ku bashkëshortja e tij, M. R. 34 vjeçare, e ka goditur me thikë kuzhine në pjesën e barkut (abdomenit), duke i shkaktuar plagë të thellë”, shkruan Sinjali.
I lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërhyrje kirurgjikale (operacion) për trajtim të plagës.
Ndërkohë, e dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të saj.
Rasti është klasifikuar si: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhunë në familje”, dhe është marrë nën hetim nga njësitet kompetente të Policisë në Prizren.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren