13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Haradinaj tregon arsyen përse braktisi takimin

(Plotësuar) Pasi braktisi takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti me liderët e partive opozitare të PDK-së e LDK-së, kryetari i partisë së tretë opozitare në vend, Ramush Haradinaj i AAK-së, me një status të shkurtër në Facebook, shpjegoi arsyen e largimit të tij.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin”, shkroi Haradinaj.

“…Sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

Haradinaj deklaroi se një veprim i tillë për të është i papranueshëm.

“Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”.

Haradinaj del nga takimi me Kurtin, Krasniqin e Abdixhikun

Ende pa filluar mirë takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka braktisur atë.

 

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda në takim, pasi ai po mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Megjithatë,  vetëm disa minuta pasi janë mbledhur liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së e Ramush Haradinaj i AAK-së, ky i fundit doli me shpejtësi dhe u largua nga ndërtesa e Qeverisë.

Pavarësisht përpjekjeve të gazetarëve për të kuptuar më shumë prej tij, për arsyen e braktisjes së takimit të ftuar nga kryeministri Kurti, ai hipi në veturë dhe u largua me shpejtësi.

Ndërkohë, brenda në takim edhe më tej ndodhen kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Fillon takimi Kurti-Krasniqi-Abdixhiku-Haradinaj

Tashmë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ka mbërritur kryeministri Albin Kurti, i cili ka ftuar për një takim, liderët e partive opozitare në vend.

Për takimin e  caktuar që të mbahet në orën 08:00,  në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, disa minuta pas tij, ka mbërritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari, Lutfi Haziri.

Pas tyre në Qeveri, ka mbërriturpër këtë takim edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e disa minuta më pas, edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryeministri Kurti, të hënën rreth orës 17:00, u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike opozitare, për mbajtjen e një takimi të përbashkët për ditën e sotme.

Temë e diskutimit, siç është shkruar në letër, është situata e fundit në veri të vendit, kur serbët lokalë të Kosovës, kanë hequr dorë nga institucionet, si policia e gjyqësia.

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit