2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nis gjykimi për babain kosovar me 4 djemtë e tij në Zvicër, dëshmia rrënqethëse e viktimës që si 15 vjeçe u mor nga Shqipëria

Dje, para Gjykatës së Qarkut në Moutier (Jura e Bernës) ka filluar procesi gjyqësor ndaj pesë burraveme prejardhje nga Kosova Lindore, trasnmeton albinfo.ch. Ata, babai dhe katër djemtë etij, akuzohen për trafikim njerëzor, shtrëngim, lëndim fizik, martesë të detyruar, heqje lirie, përdhunim, akte seksuale me fëmijë, shkruan tagesanzeiger.ch. Ndërsa babai, 65 vjeçar, “patriarku i familjes” gjithashtu duhet të përgjigjet për mashtrimin komercial të entit të mirëqenies sociale dhe shkeljen e ligjit për të huajt.

Procesi ka filluar tw hwnen në mëngjes, ndërsa disa media bëjnë transmetimin e tij çast pas çasti (liveticker).

Para gjyqit, njëri nga djemtë flet me gazetarin e blick.ch dhe i tregon një tufë fotografish, duke thënë: “Këto janë foto familjare. Akuzat e bëra nga gratë, ashtu siç janë publikuar në media, nuk janë të vërteta”. Ai kërkon të flasë fillimisht për mediat, por pasi konsultohet me avokatin, tërheq ofertën.

“Në pamje të parë, katër djemtë dhe babai duken të padëmshëm dhe të këndshëm. Duken të pasigurt, flasin me mirësjellje me zyrtarët e pranishëm. Disi nuk i përshtaten imazhit të burrave brutalë në aktakuzë”, shkruan gazeta

Por, akuzat flasin ndryshe. Njëra nga gratë e sotme viktima, ishte vetëm 15 vjeçe kur kishte ardhur në Zvicër, në fund të vitit 2007. Hyrja kishte qenë ilegale, pas një udhëtimi disaditor, një pjesë e tij në këmbë, natën, nëpër pyll. Në vendin e saj, në Shqipëri, një burrë 50-vjeçar u kishte premtuar prindërve të saj se do të kujdesej për të dhe do t’i ofronte një jetë më të mirë, përfshirë edhe mundësinë për të studiuar. Për të realizuar këtë, ajo duhet të martohej me djalin e tij. Ai tashmë jeton në Zvicër, ashtu si ai vetë, gruaja dhe tre djemtë e tjerë.

Akuza të rënda

Tani, mbi personin tashmë 65 vjeçar që kishte sjellë 15 vjeçaren në Zvicër, shtetas i Serbisë dhe pjesëtar i pakicës shqiptare që jeton në Serbinë jugore ngarkohen akuza të rënda, përcjell albinfo.ch. Të akuzuar janë edhe katër djemtë e tij, të moshës nga 26 deri në 38 vjeç.

Prokuroria publike i akuzon për të gjitha veprat më të rënda: trafikim njerëzor, shtrëngim, lëndim fizik, martesë të detyruar, heqje lirie, përdhunim, akte seksuale me fëmijë. Babai gjithashtu duhet të përgjigjet për mashtrimin komercial të entit të mirëqenies sociale dhe shkeljen e ligjit për të huajt.

Krimet për të cilat akuzohen pesë personat, pretendohet se kanë ndodhur midis vitit 2003 dhe 2019. Gjatë kësaj kohe, ata kanë sjellë në Zvicër edhe tri të reja nga Shqipëria dhe Serbia, gjithmonë me premtime të rreme për një jetë më të mirë. Çfarë ndodhi më pas pas dyerve të mbyllura të klanit të familjes mund të merret me mend vetëm nga aktakuza prej 34 faqesh./albinfo.ch/

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit