“Hardh Fest” hapet nga ‘Hardh Talk’ me dizajnerin e njohur Agi Haxhimurati

Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot.

Aktiviteti i parë “Hardh Talk” është shënuar me dizajnerin dhe anëtarin e këshillit organizativ të festivalit, Agi Haxhimurati.

“Hardh Fest nisi me Hardh Talk me folës dizajnerin e njohur, Agi Haxhimurati mbi temën “Brendimi një vendi me potencial turistik dhe trashëgimi kulturore”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit