9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Hashim Thaçi ia zgjat dorën Fatmir Limajt

Limaj-Thaci-KupaHashim Thaçi, përmes miqve të përbashkët, i ka kërkuar Fatmir Limajt që të kthehet në PDK dhe t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet tri-vjeçare. Por, a ka gjasë të ndodhë kjo? Gazeta Express sjell detaje.

Hashim Thaçi ia ka zgjatur dorën e pajtimit Fatmir Limajt, tri vjet pasi që ndërprenë çdo raport me njëri-tjetrin.

Kryetari i PDK’së, përmes miqve të përbashkët, ka kërkuar nga Zëvendësi i dikurshëm i tij që ta rikonsiderojë kthimin në parti.

“Oferta e Hashim Thaçit është shumë e qartë: Eja t’i tejkalojmë mospajtimet, për poste dhe gjithçka tjetër merremi vesh”, ka thënë një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Nga ana tjetër, Fatmir Limaj nuk i ka kthyer kurrfarë përgjigje Hashim Thaçit.

“Ai është skeptik për ofertën e z. Thaçi”, tha një i afërt i Limajt për Express.

Por, i njëjti burim nuk ka mohuar mundësinë e ndonjë takimi.

“Këto ditë janë vendimtare për Fatmir Limajn, ai do të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Hashim Thaçit apo bashkë me Jakup Krasniqin do të themelojë parti të re”, ka shtuar burimi i gazetës.

Ndryshe, ofertën për kthim në PDK e ka bërë publikisht edhe Hajredin Kuçi një prej njerëzve më të afërt të Hashim Thaçit. Ndërkohë që njerëz të afërt me Kadri Veselin, siç është Sokol Bashota e Isni Kilaj, i kanë bërë thirrje Hashim Thaçit që ta largojë nga partia Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin, meqenëse sipas tyre, ata e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë partinë në zgjedhjet e fundit.

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit