12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Haziz Hodaj sqaron dorëheqjen: Nuk jam larguar nga LDK-ja, por vetëm nga Kryesia

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka sqaruar edhe një herë publikisht arsyet dhe kuptimin e dorëheqjes së tij nga Kryesia e këtij subjekti politik.

Ai tregon  se ky veprim nuk nënkupton largim nga partia.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas tij, pas tërheqjes nga Kryesia ka pranuar qindra mesazhe mbështetjeje dhe përgëzimi, por edhe fyerje nga persona që, sipas tij, e kanë këtë si mënyrë veprimi.

“Pas tërheqjes sime nga Kryesia e LDK-së, në forma të ndryshme kam pranuar qindra mesazhe mbështetje, përgëzime publike, por fatkeqësisht edhe sharje e fyerje nga njerëz që këto i kanë identitet të vetin. Një sqarim ua kam borxh të gjithë atyre që më kanë shkruar me respekt”, shkruan ka Hodaj.

Ai ka ritheksuar se vendimi për dorëheqje nga Kryesia është marrë në mënyrë të arsyetuar dhe të menduar mirë.

“Nga Kryesia jam tërhequr për arsyet që i kam bërë tashmë publike dhe qëndroj plotësisht prapa tyre. Ky vendim nuk ka qenë as i lehtë, as emocional, por i menduar dhe i bazuar në parime dhe fakte”, ka shtuar ai.

Express Kredi nga BiCredit

Hodaj ka nënvizuar se mbetet i palëkundur në LDK, duke e cilësuar këtë parti si bindje dhe mision jetësor.

“Ndryshe, mbetem në LDK i palëkundur dhe përjetësisht. Nga 66 vjet jetë, 36 i kam aty me bindje, me përgjegjësi dhe me besnikëri ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar shtëpia dhe familja ime e dytë. LDK nuk është funksion as pozitë, ajo për mua mbetet bindje, rrugëtim dhe amanet”, ka përfunduar Hodaj./PrizrenPress.com

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Lajmet e Fundit