2.3 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje dhe mundëson që faktet historike mos të kontestohen. Ai këto komente i bëri në 25 vjetorin e njërës nga prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe.

“Ky muze do t’i ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, ta mësojnë atë që ne tanimë e dijmë, të mos lajthitet se faktet historike janë të pakontestueshme”, ka deklaruar ai.

“NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: “e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”.

“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyejnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin me familjet e viktimave në cilësinë e përfaqësuesit të presidentit amerikan në Kosovë.

Hovenier ka thënë se e kupton që familjet dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë kërkuar themelimin e muzeut qe 25 vjet, teksa është shprehur krenar për kontributin amerikan në proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenare që i kemi mbështetur deri diku përpjekjet e juaja, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore dhe arkivimit si pjesë e historisë gojore të Bibliotekës Kombëtare me të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Në mesin e disa rrëfimeve të masakrës, ai ka veçuar narrativën e ndërmarrëses Fahrije Hoti në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit. “Edhe pse u përballën me gjithë ato tragjedi të tmerrshme, gra të Krushës e tejkaluan stigmën, diskriminim, u përballën me mërzinë e tyre dhe vendosën që të krijojnë një jetesë që është e lavdërueshme për çdo individ dhe është më e madhe se individi”, ka thënë ai.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Posta e Kosovës promovon shërbimet në ekspozitën dimërore të zejtarëve në Prizren

Në Prizren është hapur sot “Ekspozita Dimërore e Zejtarëve”. Ekspozita është organizuar për herë të parë nga Oda e Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë. Posta e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit