3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Hoxhaj harron lobimin e MPJ-në, bënë fushatë në Prizren

enver hoxhaj me shendetesiMinistri i Jashtëm në detyrë Enver Hoxhaj, në dy javët e fundit po del të jetë personi me aktiv në parti pas kryetarit të tij Hashim Thaçi. Ai madje aktivitetin e ka shtrirë aq shumë sa që dikasterin e shtetit që e ka drejtuar për më shumë se tre vjet, e ka harrur pothuajse fare. Udhëtimet jashtë shtetit i ka ndërprerë të gjitha, derisa edhe takimet me homologë e diplomatë ndërkombëtarë mungojnë në agjendën e tij.

Thirrjes së kreut të PDK-së për mobilizim të partisë drejt kërkimit të mandatit të tretë, më së miri i është përgjigjur vetë Hoxhaj, i cili krahas rajonit nga vjen – Suharekë, Prizren e Rahovec, nuk mungon edhe në pjesë tjera të Kosovës ku shihet krah bashkëpartiakëve të tjerë. Ky angazhim shihet edhe gjatë orëve të paradites kur Hoxhaj, realisht është dashur të jetë në vend të punës në institucionin shtetëror që e drejton. Ky fakt, konstatohet më së miri po t’ia hedhësh një sy profilit zyrtar të tij në Facebook, ku pothuajse çdo dy tre orë rifreskohet me fotografi dhe lajme që përshkruajnë aktivitetin e tij partiak.

Jo vetëm kaq, Hoxhaj gjithë këtë “maratonë”, të takimeve nuk po e bën në këmbë por me veturë zyrtare të ministrisë. Ai në shumicën e tubimeve paraelektorale e përdor veturën e shtetit dhe shoferin që paguhet nga buxheti i Kosovës. Hoxhaj agjendat jashtë vendit, i ka ndërprerë saktësisht në ditën kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës më 7 maj dhe vizita e tij në cilësinë e ministritë ka qenë në Greqi, në kuadër të një takimi të vendeve të rajonit.

Më Shumë

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Lajmet e Fundit