22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Ish-deputetja suedeze i bashkohet ushtrisë ukrainase, tregon pse e bëri një gjë të tillë

Ish-deputetja suedeze Caroline Nordengrip ka nënshkruar një kontratë me Forcat e Armatosura të Ukrainës. Kështu thuhet në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Ukrinform.

“Informacioni për mua duke iu bashkuar ushtrisë ukrainase është përhapur shumë shpejt. Jam shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet që marr dhe mbështetjen nga njerëzit në mbarë globin. Jam e përulur dhe nuk di çfarë të them. Faleminderit. Mendoni nëse ka diçka edhe të vogël që mund të bëni për Ukrainën dhe ju lutemi ndihmoni ata. Slava Ukraini [Lavdi Ukrainës]”, ka shkruar Nordengrip.

Ajo shtoi se disa media raportuan se ajo ishte bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës. Por, sipas saj, kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është bërë pjesë e ushtrisë së rregullt.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-deputetja tha se do të shërbente në Brigadën e 47-të të mekanizuar dhe tashmë po përgatitej të nisej për në front, edhe pse në 15 vitet e fundit ajo e ka lidhur jetën e saj ekskluzivisht me politikën në vendin e saj të lindjes.

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, Nordengrip shërbeu si deputete nga Partia Demokratike Suedeze në Riksdag. Megjithatë, ajo vendosi të ndryshojë jetën e saj vitin e kaluar kur pa dhe dëgjoi lajmet për masakrat në Irpin dhe Bucha.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit