11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar të letërsisë “Neustadt”, çmim ky që njihet edhe si ‘Nobeli’ amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dhe dramaturgu.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare njoftoi mbrëmjen e mbrëmjen e kaluar se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme theksoi se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”. Shkrimtari Kadare ka qenë disa herë i nominuar edhe për çmimin “Nobel” në Letërsi, por deri më sot nuk ka arritur ta fitojë dot.

Finalistët në këtë garë ishin; Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Puna dhe vepra e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare, ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe natyrisht ai vijon të mbetet një ndër “xhevahirët” e rrallë të letërsisë shqiptare/BW.

Më Shumë

“Bëni kujdes në dashuri sepse mund të keni konflikte”, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Hëna hyn në shenjën tuaj në fund të muajit së bashku me shumë planetë të tjerë që do t’ju ndryshojnë jetën. Në punë situata...

Grabitje, armëmbajtje e asgjësim i pasurisë, Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër katër personave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L, A.A, E.G, dhe E.Sh për shkak të dyshimit...

Babait

Lajmet e Fundit