22.8 C
Prizren
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Ja pse hoqi dorë Isa Mustafa nga posti i Kryeministrit

IsaMustafa-suharekeKreu i LDK-së, Isa Mustafa, iu ka treguar anëtarëve dhe simpatizantëve të tij se pse hoqi dorë nga posti i Kryeministrit – për t’ia dhënë atë Ramush Haradinaj.

Ja letra e Mustafës, postuar në faqen e tij në Facebook.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj shumë për sjelljen tuaj qytetare që treguat gjatë këtij procesi zgjedhor dhe për votën tuaj. Ishte një proces kryesisht i mirë dhe i rregullt, në të cilin partitë opozitare morën shumicën e votave dhe besimin më të madh qytetar.

LDK tregoi rezultate të mira, stabilitet dhe rritje të saj, doli parti më e madhe nëse krahasohet veç e veç me subjektet e tjera politike, kurse PDK , vet e pesta me partnerë të koalicionit, me votë krejtësisht klienteliste doli e para.

Si parti opozitare vlerësuam se duhet bërë kthesa në qeverisjen e vendit, prandaj u bashkuam që të ofrojmë alternativë tjetër të qeverisjes. Asnjëra nga partitë tona nuk tregoi vullnet që t’i bashkohet qeverisjes Thaçi. Partitë opozitare kanë rreth dy të tretat e votave, që nuk u takojnë minoriteteve.

Unë isha i nominuar nga LDK për kryeministër të vendit. Nuk do të kisha hequr dorë nga përgjegjësia e Kryeministrit në asnjë rast, sikur LDK të arrinte vendin e parë në zgjedhje. Çdo marrëveshje kërkon një kompromis. Unë e bëra një kompromis në të mirë të vendit, për të krijuar një qeverisje më të gjerë të partive opozitare dhe për të realizuar synimet dhe programet që ua kemi premtuar qytetarëve. Kam besim të madh se marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma, si dhe vazhdimi i kontakteve aktive me VV është në të mirë të vendit.

E konsideroj sukses rritjen dhe stabilitetin e LDK-së dhe po ashtu e konsideroj sukses bashkërenditjen me partitë e opozitës për ta ndërprerë një qeverisje që i solli dëm Kosovës.

Së bashku me lidershipin e LDK-së kam punuar shumë, me përkushtim dhe me përgjegjësi të madhe me gjithë anëtarësinë por edhe me qytetarët dhe jam i bindur se ne do ti arrijmë objektivat tona.

Më Shumë

U vranë në ditën e parë të paqes në Kosovë, Rohde kujton dy gazetarët gjermanë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 25-vjetorin e vrasjes së dy gazetarëve gjermanë Gabriel Gruner, Volker Kramer dhe përkthyesit të tyre, Senol...

Nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri

Sot ka nisur regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë...

Lajmet e Fundit