4.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 19-vjeçaren që i duhen 200 mijë euro për operim

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 2 mijë euro për 19-vjeçaren, Nazlije Sherifi e cila është diagnostifikuar me sëmundjen Glomeruolskleroze Fokale Segmentale.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i shoqatës, Halil Kastrati i cili përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje edhe tek qytetarët që të ndihmojnë sipas mundësive për të arritur shumën që i duhet Nazlijes për shërim, shkruan Portali.info.

19-vjeçares i duhen në total 200 mijë euro për trajtimin, sigurimin e veshkës së përshtatshme dhe kryerjen e operacionit të transplantit të veshkës në Turqi. /PORTALI.info

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

Lajmet e Fundit