25.3 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Joshua mposht me lehtësi Franklinin dhe i dërgon mesazhe të forta Furyt e Wilderit: Jam i gatshëm për përballjen me ju

Anthony Joshua ka arritur fitore të lehtë përballë Jermaine Franklin në një duel të zhvilluar në O2 Arena në Londër.

Boksieri britanik ka mposhtur amerikanin pas 12 raundesh me vendim unanim, ku mori votat 118-111, 117-111 dhe 117-111.

Megjithatë nuk ka qenë ndonjë luftë e fortë e Joshuas i cili pas përfundimit të meçit shihej i dëshpëruar në këndin e tij.

 

The Guardian shkruan se paraqitje e sontme e Joshuas në Londër nuk do t’i shkaktojë aspak frikë Tyson Furyt, Demontay Wilderin, Joyces apo Andersonit që janë pretendentët për tu ndeshur me britanikun në meçin e ardhshëm.

Pas fitores boksieri britanik është pyetur se me kë dëshiron të përballet në meçin e ardhshëm.

 

“Tyson Fory ose Deontay Wilder”, tha fillimisht Joshua.

“Ju më njihni mua, unë përpiqem t’i argëtojë tifozët. Unë e di se kë duan tifozët dhe topi është në fushën e Furyt. Do të isha 100 për qind i nderuar të boksoja për titullin botëror të peshave të rënda në WBC”, tha Joshua.

 

“Unë qëndroj këtu dhe e them me krenari, ky do të ishte një nder për mua. Pra, kudo që jeni, nëse je duke dëgjuar, ti e njeh menaxhmentin tim, ti e njeh promovuesin tim”, iu drejtua Joshua drejtpërdrejtë Tyson Furyt.

“Kemi pasur përballje më parë, kështu që le të vazhdojmë dhe të shpresojmë se mund të arrijmë këtë marrëveshje sa më shpejtë pasi nuk bëhemi më të rinj”, u shpreh Joshua. /Telegrafi

 

Më Shumë

Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm ta shkrij gjysmën e pasurisë sime që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë së fundmi i ftuar në podcastin “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku foli hapur për tema që...

Grapelandi bën lëvizjen kryesore vendore, vazhdon me kapitenin

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës – Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat më të rëndësishëm të...

Lajmet e Fundit