Kabinën përplot tym, por Blerand Hasanaj del fitues në garën e Zymit

Startin e pati të mirë dhe ashtu i shkoi në xhiron e parë të garës malore në Zym. 

Megjithatë, ngasësi Blerand Hasanaj pati shumë telashe në rrethin e dytë, sepse iu mbush kabina me tym.

Shtegu i Zymit me 2.8 kilometra është ndër të preferuarit e tij, prandaj zgjodhi që kthimin në gara, pas tre vjetësh, ta ketë pikërisht këtu.

Për sezonin sezonin e ri, Blerand Hasanaj ka pretendime të mëdha, ndërsa shpreson të gjejë sponsor.

Ai është kampion i pesëfishtë i Kosovës dhe fitues i Helmetës së Artë, si dhe komentator i Formula 1 në Artmotion.

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit