Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza vizitoi Prizrenin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, realizoi sot një vizitë në Prizren, ku u prit nga kryetari i PDK-së, dega në Prizren, Shaqir Totaj.

Totaj shprehu kënaqësinë për praninë e Hamzës dhe kolegëve të tij në qendër të qytetit.

Ai theksoi se, si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, Hamza do të fokusojë punën e tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm social e ekonomik.

“Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është një shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun. Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikuar këtë për 25 vjet,” tha Totaj.

Ai shprehu besimin se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, si në qeverisjen komunale ashtu edhe në atë qendrore./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit