Kapet në Morinë kavajasi me 10 kg drogë

Sektori kundër narkotikëve në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kukësit, kanë bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e dhjetë kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa, me destinacion Kosovën.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrugëkalimi”, gjatë ditës së diel në pikën e kalimit kufitar të Morinës është vënë në prangat e policisë shtetasi Shkëlzen Ahmetaj, me banim në Kavajë.

“Ndalimi i 51-vjeçarit, Shkëlzen Ahmetaj është bërë më datën 26 korrik 2015 dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare të Morinës, në automjetin tip Audi me targa AA137 KF, iu gjetën të fshehur rreth 10 kg, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, citohet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit