8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Këshilli i Prindërve kundër mbajtjes së mësimit të shtunave

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka bërë me dije se janë kundër mbajtjes të procesit mësimor gjatë të shtunave.

Përmes një reagimi, ky këshill ka theksuar se nuk duhet të mbahet mësimi më zor.

“JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor!. Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, kanë shkruar ky këshill në “Facebook”.

Më herët, MAShTI përmes një njoftimi ka bërë me dije se dita e shtunë, datë 15 tetor do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen dhe kjo do të inspektohet.

Kundër këtij orari janë deklaruar edhe nga SBAShK-u, të cilët kanë thënë se nuk do të këtë mësim të shtunën.

Më Shumë

OVL UÇK-ja nis peticionin kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se nga sot nis peticioni kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas OVL...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit