7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj, në stërvitjen e quajtur “Golden Saber 2024”.

KFOR-i ka njoftuar se kjo stërvitje në kampin Vrelo do t’i testojë aftësitë për të zbatuar procedura të përbashkëta në menaxhimin e krizave dhe të skenarëve të sigurisë..

“Stërvitja do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjete që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes si dhe në rrethinat e tij e përgjatë rrugëve kryesore. ‘Golden Saber 2024’ është pasqyrim i bashkëpunimit dhe i përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e komuniteteve”,  thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka bërë të ditur se një stërvitje e tillë “simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë”.

“Duke i bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për t’i adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim, duke shtuar se pret që kjo stërvitje të kryhet me sukses.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit