25.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

KMDLNj viziton Burdushin në burgun e Prizrenit, ai thotë se është viktimë e politikës

Zyrtarë të KMDLNj, Qendra Rajonale në Prizren, të marten kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

I njohur si Burdushi ka hyrë në grevë tash e 48 orë ndërsa sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent, njofton Klan Kosova.

Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellur gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siç edhe parashihet në të tilla raste’, ka thënë ai.

Ndërkaq, punëtori social, po ashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë.

Gjatë takimit që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falënderon menagjmentin dhe oficerët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë’.

Siç thotë KMDLNj, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria e Shtetit dhe për këtë ka hyrë në grevë, deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.

Nga ana e vetë KMDLNj i ka kërkuar Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së.

Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike.

‘’Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush. Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them. Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike’’.

‘’Thjeshtë po mbahem padrejtësisht dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës’’.

Hysri Peqani u arrestua më 16.11.2018 në shtëpinë e tij në Prizren.

Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave: Ronger, Audi e Reno.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai,

Jakup Berisha “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdojn të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 6-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar...

Luka Modriq mund t’i bashkohet Messit tek Inter Miami

Luka Modriq është futbollist i Real Madridit deri në fund të këtij edicioni, por e ardhmja e tij ende është e paqartë. Mediat spanjolle kanë...

Fitorja e Kosovës

Lajmet e Fundit