Kosovarët ‘zbrazin’ vendin për Shqipërinë, sot u punua me gjashtë sportele shtesë në kufi

Kolona të gjata automjetesh ka patur këtë të shtunë nga Kosova në drejtim të territorit të Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pandemia nuk i pengon qytetarë kosovarë që të shkojnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën në bregdet, favorizuar edhe nga moti i ngrohtë.

Nisur nga kjo situatë, në kufi u punua me 6 sportele shtesë, por megjithatë qytetarët kanë pritur në radhë për shumë minuta.

Sipas policisë kufitare deri paraditen e së shtunës në Shqipëri hynë më shumë se 5 mijë qytetarë ndërsa fluks të ngjashëm pati edhe të premten.

news image

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit