23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kryeparlamentari Krasniqi filloi vizitën zyrtare në Jordani

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga deputetët Ahmet Isufi dhe Amir Ahmeti, ka nisur sot vizitën zyrtare në Jordani. Kreu i Kuvendit të Kosovës është pritur në Aeroportin e Amanit nga homologu i tij, Saed Hayel Srour, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Jordanisë.

”Më pas, ai ka pritur në takim zyrtar, kryetarin Krasniqi dhe delegacionin që e shoqëron. Saed Hayel Srour shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit parlamentar nga Kosova, për të arriturat e saj dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë.

Duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, në veçanti midis dy parlamenteve, Srour e konsideroi këtë vizitë një mundësi të mirë për tu njohur me zhvillimet në të dyja vendet dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjell.

Ai shtroi nevojën që në të ardhmen, deputetë të të dy parlamenteve, të shkëmbejnë përvoja parlamentare. Në këtë funksion, ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të formuar grupin e miqësisë me Kuvendin e Kosovës, hap ky që u mirëprit dhe përkrah plotësisht nga kryetari Krasniqi.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit jordanez siguroi se Jordonia do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj të vendet islamike, për ta njohur Republikën e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi homologun e tij për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe shprehu kënaqësinë për vizitën që po i bënë Jordanisë, për njohjen e Republikës së Kosovës e për mbështetjen e vazhdueshme në institucionet ndërkombëtare.

Krasniqi shprehu edhe njëherë gjithë mirënjohjen e vendit dhe popullit tonë për miqësinë e sinqertë dhe për mbështetjen e pakursyer që Jordania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Jordaninë në të gjitha fushat, si partnerë strategjikë, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë. Presim që Jordania të vazhdojë mbështetjen për njohjen e Kosovës edhe te vendet e tjera arabe e islamike që ende nuk e kanë bërë këtë”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi homologin e tij jordanez me zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke theksuar se Kosova ka arritur zhvillim të rëndësishëm në procesin e fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare, njohjen e pavarësisë nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, synimet perspektive drejt integrimeve evropiane, anëtarësimin e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kreu i legjislativit të vendit dha një pasqyrë të punës dhe përbërjes së Kuvendit, si dhe aktiviteteve të ndryshme parlamentare. Në fund, kryetari Krasniqi i bëri ftesë zyrtare homologut të tij jordanez për ta vizituar Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit