Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim njoftues dhe mirëseardhës Jeffrey Bargiel, përfaqësues i programit YTILI të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Takimi u zhvillua për të diskutuar projektin e ri “Student Venture Fund,” i cili ka për qëllim mbështetje për studentët sipërmarrës në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti.”
Kryetari Totaj e vlerësoi shumë mbështetjen e ofruar nga SHBA-të dhe theksoi rëndësinë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të rajonit. Ai nënvizoi se ky projekt do të ndihmojë në fuqizimin e të rinjve dhe në stimulimin e iniciativave të reja të biznesit.
Nga ana e tij, Jeffrey Bargiel shprehu entuziazmin për mundësitë që ofron projekti për të rinjtë dhe theksoi rëndësinë e nxitjes së sipërmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet. Ai theksoi se mbështetje për studentët dhe nismat e tyre mund të kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të fuqishme dhe të qëndrueshme në nivel lokal.
Marketing