5.8 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

Kundërmonin, tre persona përjashtohen nga biblioteka

Biblioteka e BirminghamitTre persona janë përjashtuar nga njëra prej bibliotekave më të mëdha publike në Evropë, sepse u vinte shumë erë.

Ata nuk u lejuan që të kërkojnë në raftet e ndërtesës që kushton 189 milionë funte në Birmingham, për shkak të “problemeve personale me higjienë”.

Statistikat tregojnë se punëtorët në gjithë komunitetin e librarive të Birminghamit kanë qenë cak i 46 sulmeve fizike ose verbale, transmeton koha.net.

“Biblioteka e Birminghamit është një ndërtesë publike shumë e zënë dhe mbi 3 milionë njerëz e kanë vizituar atë që kur e kemi hapur në shtator të vitit 2013”, deklaroi drejtori i Bibliotekës, Biran Gambles, transmeton Koha.net.

“Shumica e vizitorëve tanë tregojnë respekt të madh për stafin tonë, andaj rastet kur ne përjashtojmë dikë janë shumë të rralla”, vazhdoi ai.

“Ne marrim vendime të tilla (përjashtimin) vetëm kur ka shkelje të rënda të rregulloreve apo dikush konsiderohet i rrezikshëm për vizitorët, apo edhe vet stafin”, përfundoi Gambles.

Më Shumë

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

Nga: Jonathan Hargreaves Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata...

Ndërron jetë gazetari dhe shkrimtari Rushit Ramabaja

Ka ndërruar jetë shkrimtari, në moshën 77 vjeçare, poeti dhe publicisti Rushit Ramabaja, një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi...

Lajmet e Fundit