Ky shtet do t’i heq të gjitha masat anti-Covid

Falë mbulimit të konsiderueshëm të vaksinimit, kufizimet ende në fuqi në Danimarkë kundër COVID-19 do të hiqen duke filluar nga 10 shtatori, sepse sëmundja nuk konsiderohet më “kërcënuese për shoqërinë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.“Epidemia është nën kontroll, ne kemi norma rekord të vaksinimit.

Kjo është arsyeja pse, më 10 shtator, ne do të jemi në gjendje të braktisim rregullat e veçanta të vendosura në luftën kundër COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke , i cituar në një njoftim për shtyp, raporton TCh.

“Ne nuk jemi jashtë epidemisë”, theksoi ai, duke siguruar se “qeveria nuk do të ngurrojë të veprojë shpejt, nëse pandemia kërcënon sërish funksionet thelbësore të shoqërisë”. Në mars 2020, Danimarka ishte një nga vendet e para që vendosi një bllokim të pjesshëm me mbylljen e shkollave dhe bizneseve jothelbësore.

Pas lehtësimit të parë të masave, disa javë më vonë, ajo i riktheu sërish ato në gusht 2020. Që atëherë, vendi është rihapur gradualisht. Më shumë se 70 për qind e popullsisë së vendit skandinav prej 5,8 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht.

Më Shumë

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit