24.5 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Lansohet në e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas MAShTI-it, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”.

“Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ministria ka shpjeguar edhe procedurat e procesit të aplikimit për maturantë në platformën e-Kosova.

“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ , duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime ? Arsimi ? Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë”, shkroi MAShTI-i.

Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova:

PARAQITJA ONLINE E PROVIMIT SHTETËROR TË MATURËS NË PLATFORMËN e-KOSOVA DHE SHËRBIMEVE TJERA ADMINISTRATIVE PËR KËTË PROCES

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Prizreni shkëlqen ndaj Ulpianës, tri pikë për ëndrrën e Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 24-të të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur KF Ulpianën me...

Bashkimi nisë betejën për finalen në Prizren, pret Pejën në gjysmëfinalen e parë

Bashkimi do të përballet sot me Pejën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi zhvillohet në...

Lajmet e Fundit