Lloris beson që Kane do të tregohet profesionist

Portieri i Tottenham Hotspur-it, Hugo Lloris, nuk dyshon që Harry Kane do të tregohet profesionist pavarësisht situatës delikate te ky klub.

Kjo vjen pas spekulimeve konstante që sulmuesi i Anglisë po e kërkon transferimin 127 milionë funtesh te Manchester City.

“Harry është profesionist dhe ai është këtu me një buzëqeshje”, u ka thënë Lloris reporterëve.

“Ekziston një situatë në ajër, nuk mund ta fshehim, por i përket atij dhe klubit. Jam vetëm i përqendruar te klubi, dhe nëse trajneri ka nevojë për të, ai do të jetë profesionist”.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit