Luan Krasniqi e sheh si favorit Furyn përballë Wilderit

Ish-boksieri shqiptar Luan Krasniqi e sheh si favorit Tyson Furyn në meçin kundër Deontay Wilderit, që zhvillohet të shtunën pas mesnate.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook shkroi se Fury është i preferuari i tij për boksierin e peshave të rënda.

“Tyson Fury vs Deontay Wilder, pjesa e tretë. Fury është i preferuari për mua, ai është më i kompletuar i peshave të rënda. Me të, pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë? Nëse është kështu ai do të fitojë”, shkroi Krasniqi.

Fury dhe Wilder do të ndeshen për të kompletuar trilogjinë mes tyre për të fituar rripin e WBC-së.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit