Shoferi hap dyert para se të ndalet, udhëtarja bie nga autobusi në Prizren

 

Një rast I rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prizren, ku si pasojë e një aksidenti teksa po udhëtonte me autobus, një 31-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:35 kur autobusi po udhëtonte në drejtim të lagjes Arbana, ku me të arritur në afërsi të sheshit ‘Skënderbeu’, shoferi ka hapur dyert e autobusit pa e ndalur atë.

Si pasojë e kësaj, 31-vjeçarja që ndodhej brenda ka rënë nga autobusi në tokë, duke marrë kështu lëndime të rënda në kokë.

Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Spitalit rajonal në Prizren, ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor.
Ndërkohë rasti është raportuar edhe në Polici, ku me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Aksident trafiku me lëndime të rënda’.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit