3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Mafia politike zvarrit emërimet në borde

Vonesat e stërzgjatura të funksionalizimit të Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që ka mbetur vetëm me një anëtar, por edhe vonesat e tjera në kompletimin e bordeve në të gjitha agjencitë qeveritare, të cilat duhet të zgjidhen nga Qeveria dhe Kuvendi, nga vlerësimet e njohësve të kësaj fushe dhe përfaqësuesve të opozitës janë veprime të qëllimshme të koalicionit të tashëm qeveritar në mes të PDK-së dhe LDK-së, që duan t’i rehatojnë militantët partiakë.

Njohësit e kësaj fushe thonë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por edhe bordet e tjera, janë lënë qëllimshëm të paplotësuar e të pakompletuar.

Sipas analistëve, bizneset oligarkike dhe të kapura nga politika, përmes këtyre institucioneve të pavarura po synojnë që të krijojnë një ndikim të madh edhe në Kuvendin e Kosovës.

Se çfarë po ndodh me fatin dhe kompletimin e bordeve dhe përse nuk po funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se akoma gjithçka është në proces, por ka një premtim se do të ketë zgjedhje më profesionale se në të kaluarën./Kosova Sot/

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit