11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Malishevë:Pranon fajësinë i akuzuari për shmangie nga tatimi

 I akuzuari për shmangie nga tatimi, Behlul Limaj e ka pranuar fajësinë, në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bajram Kryeziu, i akuzuari Limaj ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë.

Prokurori Kryeziu, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Limaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, në seancë kanë prezantuar edhe përfaqësuesi Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Shpend Pllana, i cili  deklaroi se nuk parashtron kërkesë pasurore juridike, pasi që në bazë të pasqyrës tatimore të 13 shkurtit 2019, i akuzuari nuk ka borxh të pashlyer ndaj ATK-së.

Kurse sa i përket dënimit eventual ndaj të akuzuarit, Pllana deklaroi se i’a lë gjykatës që të vendos në bazë të ligjeve në fuqi

Gjykatësi i çështjes, Njazi Morina ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa atë e ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 shkurt 2019, në ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 29 nëntor 2018, Behlul Limaj, po akuzohet se më 21 prill dhe më 25 maj 2016, në cilësinë e pronarit të subjektit tatimor N.H. “Kështjella”, në fshatin Banjë të Malishevës, i është shmangur tatimit të veprimtarisë së tij në biznesin e lartcekur, duke mos i përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij.

Sipas aktakuzës, kjo gjendje është konstatuar nga ATK-ja pas kontrollimit të  dy printerëve, të cilët kanë rezultuar të jenë përdorur për printimin e kuponëve jo fiskal, me qëllim të shmangies nga tatimi, dhe të dy printerët janë konfiskuar nga ATK-ja.

Për këto veprime, i akuzuari ngarkohet me veprën penale “shmangie nga tatimi”, nga neni 313, paragraf 1, të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit