-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Masat kundër coronavirusit – arrestohen 21 persona në Gexhë të Rahovecit, po luanin futboll

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, disa persona duket se edhe ishin mërzitur pak nga izolimi në shtëpi, ose po e trajtonin jo me seriozitet vendimin e Qeverisë që të mos grumbullohen e të mos dalin jashtë.

Ata ishin mbledhur sot në një fushë futbolli të mbyllur. Por, qejfi nuk iu zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u shkoi aty dhe arrestoi 21 persona, 3 prej të cilëve të mitur.

Lumni Graishta, zyrtar policor në Rajonin e Gjakovës ka konfirmuar këtë për Reporterin, teksa ka shtuar se 18 prej këtyre personave po mbahen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërkaq 3 të miturit janë liruar.

Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me coronavirus. Në Kosovë janë gjithsejtë 250 të infektuar. /Reporteri

Më Shumë

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet

Dy familje në Xërxë të Rahovecit janë evakuuar pasi ishin në zona të rrezikuara nga vërshimet. Në evakuimin e tyre morën pjesë pjesëtarë të FSK-së,...

Lajmet e Fundit