Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm.
Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve së të dyshuarit po mbahen kundërligjshëm.
Sipas gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, është thënë në reagimin e gjykatës.
Gjatë disa shumë avokat kanë reaguar në lidhje me rastin, duke thënë se 35 të dyshuarve në rastin BKS po mbahen në mënyrë të kundërligjshme.
Avokati Faton Fetahu ka bërë me dije se 35 persona në procedurë penale vazhdojnë të mbahen të privuar nga liria në mënyrë tërësisht kundërligjshme.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ndonëse afati ligjor prej 48 orësh i ndalimit të urdhëruar nga Prokuroria ka skaduar në ora 12:00, ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
“35 persona në procedurë penale vazhdojnë të mbahen të privuar nga liria në mënyrë tërësisht kundërligjshme, ndonëse afati ligjor prej 48 orësh i ndalimit të urdhëruar nga Prokuroria ka skaduar në ora 12:00. Ata po mbahen pa asnjë vendim gjyqësor të shkruar dhe pa asnjë bazë ligjore. Ky nuk është thjesht devijim procedural, por cenim i rëndë i së drejtës themelore kushtetuese për liri. Në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve në rastin e BKS-së, në emër të 35 avokatëve mbrojtës, parashtrova kundërshtimet tona të plota dhe kërkesën për lirimin e menjëhershëm të 35 të pandehurve në procedurë të rregullt. Ky qëndrim u mbështet shprehimisht nga të gjithë mbrojtësit. Edhe vetë Prokuroria kishte propozuar vetëm masa të buta, të cilat nuk kufizojnë lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Fetahi.
Ai e ka kritikuar gjyqtarin e procedurës paraprake të këtij rasti.
“Pavarësisht kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake Fatmir Krasniqi, në vend që të ushtrojë autoritetin e tij gjyqësor dhe të marrë një vendim të ligjshëm në sallën e gjyqit, zgjodhi rrugën e heshtjes. Ky mosveprim, i maskuar si pritje për vendim të shkruar, dëshmon mungesë të theksuar guximi profesional për të marrë përgjegjësi gjyqësore dhe mungesë serioze të dijes profesionale mbi natyrën, qëllimin dhe kufijtë e masës së ndalimit. Mbajtja e 35 të pandehurve në qendrat e mbajtjes pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe, më keq akoma, pas skadimit të afatit ligjor të ndalimit, pa asnjë vendim gjyqësor në fuqi, përbën shkelje flagrante të parimit të ligjshmërisë dhe sigurisë juridike. Ky veprim krijon një precedent të rrezikshëm, zhvleftëson rolin kushtetues të gjykatës dhe e shndërron një masë të jashtëzakonshme në praktikë arbitrare”, ka shkruar Fetahi.
Edhe avokati Yll Zekaj, ka reaguar ndaj mbajtjes së 35 të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, për të cilët Prokuroria Themelore në Prizren kishte propozuar masa alternative.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor.
Sipas tij, në Kosovë ndodh qe institucionet shkelin Kushtetutën dhe ligjin, si ne rastin e zyrtarëve të Burgut te Lipjanit.
“Ne Kosove ndodh qe Institucionet shkelin Kushtetuten dhe ligjin, si ne rastin e zyrtareve te Burgut te Lipjanit, duke pritur veprimin e nje institucioni tjeter ne kete rast Gjykates Themelore ne Prizren. Dje ne seance per vendosje lidhur me masen e sigurise per 39 personat e ndaluar ne rastin BKS, e cila filloi ne ora 16:00 ne dhe perfundoi ne ora 22:30, edhe pse Prokuroria per 35 te ndaluar kerkoi masen e paraqitjes ne stacionin policor, Gjykata ne vend se ti liroj menjehere me procesverbal, vendosi t’i ktheje ne ndalim (pa vendim te vecante), ne pritje qe aktvendimi per mase te merret jashte seances edhe pse gojarisht gjyqtari e tha qe vendimi do te merret sot ne ora 10:00”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
