Ministria e Kulturës synon që bartja në Prizren të nisë në korrik

Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin historik. Kabineti do të bartet në ish-objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Por proces më i ndërlikuar del të jetë çështja e objektit ku do të vendosen dy departamente të MKRS-së. Sipas udhëheqësve të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në ndërtesën e “Internatit”, që parashihet t’i jepet në shfrytëzim MKRS-së, janë të strehuara një numër familjesh që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Prandaj përfaqësuesit e Ekzekutivit të Prizrenit planifikojnë që ta diskutojnë këtë çështje me drejtuesit e MKRS-së ashtu që të gjendet një zgjidhje e përkohshme për këta nevojtarë, derisa ata të përfitojnë nga ndonjë program social i Komunës.

Samir Hoxha që është këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes me Komunën e Prizrenit për të shfrytëzuar objektet që u janë dhënë në shfrytëzim për 15 vjet

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit