Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Konferenca do të organizohet me qëllim të informimit të opinionit publik dhe ofrimit të qëndrimit zyrtar të MKRS-së lidhur me zhvillimet më të fundit në këtë çështje të ndjeshme për trashëgiminë kulturore të vendit.
Prokuroria Themelore në Prizren dje ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, P.B., dhe bashkëpunëtores profesionale në të njëjtën drejtori, E.Th., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në bashkëkryerje, në lidhje me dhënien e lejeve ndërtimore në zonën ku ndodhej kompleksi kulturor “Saraji i Vjetër”, i cili ishte nën mbrojtje të përhershme si aset i trashëgimisë kulturore.
Sipas aktakuzës, në periudhën janar – prill 2024, dy të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për trashëgiminë kulturore, duke lejuar lëshimin e kushteve ndërtimore, vendimin për rrënim dhe lejen për ndërtimin e një kompleksi banesor mbi objektin historik, i cili është shkatërruar plotësisht. Prokuroria pretendon se veprimet e tyre kanë shkaktuar një dëm të pariparueshëm kulturor, i vlerësuar në mbi 15.9 milionë euro.
“Në kundërshtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, të pandehurit kanë mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh., duke mos parandaluar rrënimin e një kompleksi që ishte pjesë e mbrojtjes së përhershme,” thuhet në aktakuzë.
Monumentet në kuadër të kompleksit “Saraji i Vjetër” u rrafshuan vitin e kaluar. Tre muaj pas rrënimit, Ministria e Kulturës përgatiti dosjen e nevojshme dhe kërkoi ndjekje penale për përgjegjësit institucionalë.
Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin në fuqi.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren