Muja, projekti i PDK-së për Prizrenin Europian

Tubimi ne Lagjen DardaniaKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka zhvilluar një fushatë elektorale  me banorët e lagjes “Dardania”. Muja në këtë lagje ka shpalosur disa nga pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së për mandatin e ardhshëm.

“Dardania nga dita në ditë është bërë lagje për lakmi. Në mandatin e ardhshëm kësaj lagjeje do t’ia ketë lakmi e gjithë Kosova”, tha Muja.

Bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu, tha ndërkaq se PDK-ja e ka projektin për Prizrenin Europian. “PDK-ja ka projekt për Prizrenin Europian.Ky projekt është Ramadan Muja, me të cilin qytetarët e Prizrenit dhe subjektet politike që ia duan të mirën Prizrenit kanë lidhë marrëveshje edhe për bashkëqeverisje për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar”, tha Kryeziu.

Sipas tij, koalicionit të PDK-së nuk iu kanë bashkuar vetëm ato parti që janë mësuar të humbin.”Këto parti edhe me 3 nëntor do të humbin”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit