0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Muja vizitoi Klubin e Mundjes “Prizreni”

Muja te sporti i mundjesKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja ka vizituar Klubin e Mundjes në Prizren.

Muja tha se ndihet i pasionuar me nivelin e lartë të disiplinës dhe përgjegjësisë që kanë sportitstët e këti klubi, gjatë stërvitjeve që bënë në prezencën e tij.

Ai tregoi për përkushtimin personal që e ka pasur në të kaluarën për të gjitha sportet në komunën e Prizrenit.

Muja premtoi se edhe në mandatin e ardhshëm, do jetë i përkushtuar që Klubi i Mundjes do të subvencionohet me qëllim që Prizreni Europian të ketë sa më shumë medalje të arta.

Kryetrajneri i Klubit Sylejman Shala, tha se të gjitha këto suksese të arritura nga mundësit prizrenas, janë si rezultat i punës së palodhëshme të tyre gjatë stërvitjes së përditshme si dhe përkujdesin institucional që ka pasur Komuna e Prizrenit në krye me kryetarin, Ramdan Muja, e cila vetëm gjatë viteve të fundit ka investuar mbi 130 mijë euro në ndërtimin e palestrës të stervitjeve, për këtë kategori sportive./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradë, afër Suharekës. Një makinë është dëmtuar rëndë, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera për...

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit