NATA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG e Bayern gati, zbuloni rreshtimet

Dita e finales. Ora 21.00: PSG për historinë, Bayern për të treguar se modeli gjerman është i duhuri dhe garanton suksese sportive në vazhdimësi. Deri më tani bavarezët kanë qenë një makineri, duke shënuar 42 gola. Gjithsesi PSG do të merret seriozisht, pasi ka një sulm të frikshëm me emra si Neymar, Mbappe dhe Di Maria.

Bayern, PSG Champions League final a superclub clash in every way ...

Shpejtësi “skëterrë”, ndaj te Bayern duhet të ruhen mirë pas krahëve. Nëse Lyon nuk i ndëshkoi, zor se të njëjtën gjë e bëjnë yjet e PSG. Francezët nga ana tjetër duan të shkruajnë historinë dhe të fitojnë për herë të parë trofeun e Champions League. Marseille deri më tani e mban flamurin lart nga klubet e Ligue 1.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Hans Flick kanë menduar edhe për formacionet dhe ka dilema. Te PSG Keylor Navas edhe mund të rikuperohet, por gjithsesi gati është edhe Rico. Sonte mund të ketë edhe një vend për italianin Verrati.

Te Bayern Munich gjithashtu ka dilema. Boateng ka pasur nëj shqetësim një ditë më parë dhe do të vendoset në minutat e fundit. Niclas Sule është gati. Një tjetër pikëpyetje është nëse Kimmich do të luajë në mesfushë për t’i hapur një vend Pavard në mbrojtje, me Thiago që do të përfundonte në stol.

PSG: Rico; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit