14.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Nderohet kontributi i Dr. Nrek Dulaj

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të premten, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Nrek Dulaj.

Akademia përkujtimore është organizuar nën kujdesin e drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj. Në emër të drejtorisë ka folur dr. Hasan Arzuallxhiu, drejtor mjekësor, i cili e ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e dr. Nrek Dulaj.

“Vdekja e dr. Nrek Dulaj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por tërë komunitetin mjekësor të regjionit të Prizrenit. Jeta është një rrugëtim të cilin e përfundojmë herët a vonë, por çdo njeri duhet ta ketë një cak dhe përkushtim ndaj tij, e dr. Nreka cakun e ka pasur përkushtimin ndaj pacientit. Puna, angazhimi dhe kontributri i dr. Nrekës duhet të shërbejë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja mjekësore”, – tha dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar

Dr. Shemsedin Shabollari, ka folur në emër të repartit të Internos, me vlerësimin se Dr. Nrek Dulaj ishte një profesionist dhe bashkëpunëtor i respektuar.

“Doktor Nrek Dulaj, pas kthimit nga Rijeka, fillon punën në kabinetin e gastroskopisë dhe kolonoskopisë. Aty punoi deri në ditët e fundit të jetës, me sukses e profesionalizëm të dalluar në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe përkushtim e kujdes të jashtëzakonshëm ndaj pacientëve dhe personelit infermieror. Një kohë shumë të shkurtër, para se të diagnostifikohej me sëmundjen e pashërueshme, doktor Nreka kishte ëndrra për të vazhduar eduukimin për gastroskopi intervente, dhe tregoi vendosmëri dhe përgatitej edhe për një sfidë të re profesionale, me qëllim të dhënies së kontributit në trajtimin e pacientëve me gjakderdhje akute, Ai ishte ambicioz dhe me ambicie profesionale dhe njerëzore të pashterrshme, por që këto ambicie i pengoi sëmundja fatkeqe, të cilën sëmundje doktor Nreka e luftoi me durim dhe me guxim të njeriut luftarak dhe mjekut, i cili është i vetëdijshëm për karakterin dhe rezultatin e sëmundjes. Këtë fjalim po e përfundoj me një thënie latine: “ Vita brevis ars longa”, që në shqip do të thotë: “Jeta është e shkurtë, por veprat mbesin”,-tha ndër tjera dr. Shemsedin Shabollari, shef i repartit të Internos.

Në emër të familjes ka falënderuar, e motra, Ollga.

“Në emër të familjes ju falënderoj për organizimin e kësaj akademie përkujtimore, që tregon respektin për familjarin tonë dhe kolegun e juaj, doktor Nrekën”. Për ne si familje kujtimet tona për të do të jenë të pafund dhe do të mbeten gjithmonë burim frymëzimi për ne”, – pohoi motra, Ollga.

Doktor Nrek Dulaj ndërroi jetë më 29 korrik 2024 në moshën 61 vjeçare.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Limaj merr mbështetje të fuqishme në Prizren

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku është takuar me strukturat e partisë për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve për...

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin, e quanin “tutkun”!

A është takuar poeti Lasgush Poradeci, me Enver Hoxhën? Sa të vërtetë ka në kujtimet që gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes...

Lajmet e Fundit