16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Në mungesë të inventarit nuk funksionalizohet një çerdhe në Prizren

Çerdhja e re në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit e ndërtuar kohë më parë, ende nuk është hapur. Në këtë lagje me mbi 10 mijë banorë, shumica e nënave detyrohen të mos punojnë ndër të tjera edhe pse nuk kanë ku t’i lënë fëmijët .

 

Hapësira e çerdhes është 2 mijë metra katror vetëm si objekt ndërsa çdo klasë do të ketë daljen e saj në oborr, ku do të vendoset këndi i lojërave.

“Për momentin si staf , jemi vetëm unë dhe stafi teknik , stafi i edukatoreve është në proces e sipër , presim që sa më shpejt të fillojmë . Regjistrimi i fëmijëve do të jetë nga 3 deri në moshën 6 vjeç, ku për këto grupmosha kapaciteti do të jetë 100 deri në 120 fëmijë, ndërsa kur të vjen momenti me fillu me kapacitet të plotë do të jenë dikun 250 fëmijë . Konkursi është për 26 edukatore “, tha Driton Susuri – Drejtor i Çerdhes i Lagjjes  “Bajram Curr”.

Ka një vit e gjysmë që po pritet që  Ministria e Arsimit të bëjë inventarizimin e çerdhes, ndërsa komuna është në proces të rekrutimit të stafit.

“Qe një vjet e gjysmë jemi duke e prit inventarin, që të na furnizojnë nga ministria e arsimit, sa për informacion unë kam komunikuar në vazhdimësi qoftë me e-maila zyrtarë apo në linja të tjera me ministrinë e arsimit, dhe projekti i inventarizimit të çerdheve në nivel vendi është në OSHP. Sapo të përfundojë procesi në si komunë jemi të gatshëm ta funksionalizojmë”, tha për RTK Luljeta Veselaj Gutra, drejtoresh e arsimit në Prizren.

Për shkak të hapësirës së madhe , organizimi i objektit është bërë në disa kulla, përfshirë stafin, kuzhinën dhe nyjat sanitare. Po ashtu edhe  pjesa e jashtme e çerdhes është gati dhe pret furnizimin dhe montimin e pjesës kreative të çerdhes së lagjes “Bajram Curri” në Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Gjatë...

Lajmet e Fundit