4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Nesër nisin punimet në rrugën “Sadik Rexhaj” në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka njoftuar se nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së nesërme, më 27 maj, do të fillojnë punimet në rrugën “Sadik Rexhaj”, e cila ndodhet në lagjen “Ortakoll” të kryeqytetit.

Punimet janë pjesë e projekteve të rregullta të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

Autoritetet lokale kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të kësaj rruge, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Nga Drejtoria bëhet e ditur se çdo ndërhyrje do të realizohet me kujdes të shtuar për të minimizuar shqetësimet, ndërsa qytetarët do të mbahen të informuar për rrjedhën e procesit./PP/

Marketing

Më Shumë

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Lajmet e Fundit