7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Nuk din shkjau me mbajtë miqsí!

Poezi nga Gjergj Fishta

Nuk Din Shkjau Me Mbajtë Miqsí!
Por, s’ din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman, Zot, kur duel Serdari,
Se ç’ kje ndezë Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera!
Por kur rán Shkjét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m’ nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue – e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N’ valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S’ lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t’ a kenë rrethue;
Si i qindron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t’ amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá,
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n’ dorë tagânat,
E u kullon gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s’ u lot thêmra.
Por ç’ dobí: dielli tue lé
Isht’ tue lé m’ at ditë per Shkjé! –
I rán ndore Shkjaut t’ terbuem
Tridhjetë t’ vrám e dhetë t’ shituem!…
O ata t’ lumt, qi dhane jeten,
O ata t’ lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mbret e vend të t’ Parve,
Qi per erz e nderë t’ Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t’ Parët u pa’n punue!
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t’ kndoje n’ mal ndo ‘i Zânë,
E dér t’ ketë n’ dét ujë e rânë,
Dér sá t’ shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N’ kângë e n’ valle por u kndojshin. / KultPlus.com

Më Shumë

Migjeni në madhështinë e fjalës

Tetori i Dritëroit, është edhe tetori i Migjenit – është shprehur Moikom Zeqo – sepse poetët janë peshorja e botës dhe universit. Kjo datë që...

Deputetët duan debat për barrierat tregtare me Serbinë, kërkojnë pjesëmarrjen e ministres Hajdari

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë ka diskutuar për organizimin e një debati publik lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online. E për...

Sekretarja e shkollës akuzohet se kreu marrëdhënie orale me nxënësin

Një sekretare e shkollës në Alabama në Shteteve të Bashkuara është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur. Autoritetet në distriktin...

90 vjet nga lindja e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në...

Në spitalin e Prizrenit po trejtohen 8 pacientë me Covid-19

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftojnë se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor...

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

KQZ pranon mbi 5 600 pako me fletëvotime nga jashtë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë kanë thënë të shtunën se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale,...

Putini: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Moska është “e gatshme” të rrisë eksportin e gazit, ndërkohë që disa vende në Evropë...

Nis heshtja zgjedhore

Me fillim nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së sotme në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Këto janë...

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Janë regjistruar 14 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar dy vdekje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë...

Barella pritet të rinovojë me Interin

Nicolo Barellla pritet të nënshkruajë kontratë të re me Interin. Sipas Gazzetas, Barella do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2026. Italiani do të marrë pagë...

Goditet për vdekje me thikë deputeti

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me...

Vrasja e të riut në Prizren, vëllai thotë se kur arriti në spital policët e informuan se kush e vrau

Në cilësinë e dëshmitarit, vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj deklaroi se posa kishte mbërritur në spital, policët e kishin njoftuar se vëllai...

Malishevë/ Paditësi thotë se kur ishte duke e lavruar arën, erdhi i padituri dhe i tha se tokën e ka blerë nga djali i...

Paditësi Sali Hoti deklaroi se teksa ishte duke lavruar arën, ishte afruar këtu i padituri Arton Hoti, i cili i kishte thënë se tokën...

Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqe artificial për ta furnizuar Prizren me ujë

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e...

Haskuka: Komuna e Prizrenit është vetmja që i ka liruar bizneset nga pagesa

Kandidati i vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arber Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë vizituan afaristët...

Lajmet e Fundit