Nuk u bë deputet, ja sa vota mori Nezir Çoçaj

Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj, nuk ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 7916 vota.

“Pas shpalljes së rezultateve nga KQZ për subjektet politike dhe kandidatët që garuan në

Zgjedhjet e Përgjithshme 2021, unë si kandidat nuk sigurova vota të mjaftueshme për të qenë përfaqësues në Kuvend të Kosovës”, shkruan Çoçaj në Facebook.

“Të dashur votues dhe mbështetës, dëshiroj t’ju falënderoj secilin nga Ju që në forma të ndryshme më dhatë kurajo dhe forcë në rrugëtimin tim politik”.

“Ndërsa të gjithë deputetëve të zgjedhur ju dëshirojë shëndet dhe angazhim maksimal për mirëqenie të qytetarëve dhe të vet shtetit tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit