36.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Korrik, 2021

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Presidentja ka bërë të ditur se në fjalimin e saj para para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, ka folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

“Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit. Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tone”, ka thënë Osmani.

Osmani ka pohuar se “ integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara”.

“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave”, thotë mes tjerash ajo.

Gjithashtu, presidentja ka bërë të ditur se sot fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me presidentë, kryeministra e ministra nga shumë vende të botës do të diskutojnë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale. /Telegrafi/

Më Shumë

Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, policia nis hetimet

Të mërkurën në Malishevës, një person ka deponuar në bankë një monedhë të falsifikuar, në vlerë 500 euro. Kjo është bërë e ditur nga raporti...

Qeveria planifikon heqjen e pagesës për studime në universitete publike 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka filluar diskutimet lidhur me mundësinë e heqjes së pagesës për studentë në universitete publike....

Dy policë po akuzohen për keqtrajtim të një qytetari në Suharekë

Në gjykimin ku zyrtarët policorë Blerim Kuqi dhe Florim Priku po akuzohen për keqtrajtimin e Baki Shalës, polici Elami Kabashi thotë të ketë pasur...

Bali Muharremaj: AAK do të del e para me numër komunash në zgjedhjet e tetorit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është i bindur se puna e deritanishme që ka bërë në udhëheqjen e komunës do ta shpërblejë edhe me...

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren. Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë...

Murati: Brenda muajit ngritet aktakuza për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson...

26 vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë...

Djelal Ferati ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë në Morinë

Djelal Ferati, 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë dhe së shpejti pritet të ekstradohet...

Plani i Biden për ta çuar vaksinën në çdo shtëpi

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se zonat ku vaksinimi ishte në shkallën më të ulët po shohin rritje të shtrimeve...

Kurti: Nuk paguaj asgjë për njohjen nga Serbia, Vuçiqi është pengesa për arritjen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për portalin “European Western Balkans” ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bërë pengesë...

Pas 25 vjetësh burri i tregon sekretin gruas: Ma prenë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti të cilët prej dy vitesh janë ftohur...

Fakete Kadiu emërohet ushtruese e re e detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, më 09.07.2021, ka caktuar Fakete Kadiu, në pozitën...

Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor...

Duke frenuar lëndoi rëndë pasagjerin e dehur që ishte në pjesën e përparme të veturës, arrestohet shoferi 22-vjeçar në Prizren

Një 19-vjeçar i dehur në Prizren ka pësuar lëndime trupore pasi derisa ishte në pjesën e përparme të një veture, shoferi V.K kishte frenuar...

‘Alfabetarja e gjuhës shqipe’ dhe kontributi i Jani Vretos, Sami Frashërit e Pashko Vasës

“Alfabetarja e gjuhës shqipe” u botua me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, në Stamboll më 27 shkurt 1879. Për ta kuptuar...

“Tre të tjerë i falën, e mua më dënuan”/Taksisti nga Malisheva akuzon policinë për standarde të dyfishta

Një taksist nga Malisheva  ka akuzuar Policinë e Kosovës se po përdorin standarde të dyfishta në shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave të...

Lajmet e Fundit