Pajtohen dy familje të ngatërruara në Prizren

Dy familje të ngatërruara janë pajtuar sot në Prizren.

Pajtimi i tyre është bërë me ndërmjetësimin e kryetarit të Këshillit të Pajtimit, Fetah Bekolli, Zafir Berisha dhe Mirsad Çollaku.

Familja Skender Kryeziut dhe Ridvan Shalës e kanë zgjatur dorën e pajtimit një ditë para festës së Kurban Bajramit.

“Sot, në prag të Kurban Bajramit, bëmë pajtimin e ngatërresës midis familjes së Skender Kryeziut nga lagjja ‘Arbana; dhe Ridvan Shala nga fshati Hoqa e Qytetit”, tregon Zafir Berisha.

“ Dhashtë Zoti që midis familjeve shqiptare mos të përsëritet asnjë e keqe”, shprehet Berisha/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit