11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Pak femra nëpër komuna

DnV12-19Drejtoritë komunale udhëhiqen në 93 për qind nga meshkujt, ndërkaq vetëm 7 për qind nga gratë. Kështu është thënë në një debat të organizuar nga Demokracia në Veprim (DnV) me temën: “Pushteti lokal dhe bilanci gjinor në ekzekutiv”, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe kryetarë të rinj të disa komunave dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, subjekteve politike dhe medieve.

Shqipe Gjocaj nga Demokracia në Veprim ka paraqitur disa nga të gjeturat në raport me bilancin gjinor në komunat e Kosovës. Ajo tha se drejtoritë komunale udhëhiqen 93% nga meshkujt, ndërkaq vetëm 7% nga gratë.

“Si rrjedhojë, arsyeja e debatit në fjalë me udhëheqësit e ardhshëm lokal, dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, është që t’i përsërisim, t’i ritheksojmë këto statistika, t’i identifikojmë dhe shpjegojmë arsyet që qëndrojnë prapa shifrave, dhe të kuptojmë nga kryetarët e ardhshëm se a do të vazhdohet me të njëjtën neglizhencë për rëndësinë e përfaqësimit gjinor në drejtori apo pozita të tjera vendimmarrëse në Kuvendet Komunale, apo do ta ndryshojnë gjendjen”, tha ajo.

Shpend Ahmeti, kryetar në ardhje i Prishtinës tha se subjekti i tij politik ka tejkaluar kuotën ligjore prej 30 për qind.

“Nga 10 vende në Asamblenë Komunale, katër janë gra që kanë hyrë nga votat dhe jo nga kuotat. Ndërkohë jemi në pritje edhe të një kandidateje e cila është në listë për nga votat”, tha ai.

Për Ahmetin, përfshirja e grave në ekzekutiv vetëm për kuotë asnjëherë nuk ka qenë prioritet. Ai ka premtuar se do të ofrojë një model për komunat tjera në këtë aspekt.

Muharrem Sfarqa kryetar në ardhje i Ferizajt ka vlerësuar se përfshirja e grave në ekzekutiv ka qenë në agjendën e tij para marrjes së mandatit.

“Nga bisedat që kemi pasur edhe me partnerët e koalicionit, kemi zgjedhur dy gra që do të udhëheqin dy drejtori. Janë të përgatitura profesionalisht dhe presim rezultate të mira nga ato”, ka thënë ai.

Edhe pjesëmarrësit tjerë e kanë theksuar se përfaqësimi i grave në institucionet lokale vazhdon të mbetet vetëm në suaza të kuotës së 30 përqindëshit, pa pasur rol aktiv në ekzekutiv.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, ka thënë se deri më tani, dyert e komunave kanë qenë të mbyllura për rrjetin e grave, e që këtë qasje kanë shpresuar të mos e shohin tek kryetarët e rinj, që është edhe arsyeja pse nuk i kanë takuar gjatë fushatës, me shpresë që të shohin se a ka interes nga vet ata për ta adresuar çështjet që lidhen me barazi dhe përfaqësim të denjë gjinor.

Për më shumë, diskutimet në debat kanë prekur edhe funksionim e forumit të grave, respektimin e ligjit për barazi gjinore në komuna, e pse jo edhe synim për ta bërë kuotën 50 për qind sepse e tillë është përqindja e grave në popullsi, si dhe përfaqësim më respektues i grave nga ana e medieve. /Kosovapress/

Më Shumë

Dragashi miraton rekomandimet për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Kuvendi i Komunës së Dragashit, nën udhëheqjen e kryesueses Arijeta Skeraj, mbajti sot mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për vitin 2024, e cila shënon...

31-vjeçari nga Prizreni arrestohet në Gjermani dhe ekstradohet në Kosovë

A. D., 31 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë nga Gjermania. Aktualisht, ai ndodhet në një nga qendrat korrektuese të vendit. Duraku...

Lajmet e Fundit