Palokaj e mposht Rysavyn

Në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, garuesi kosovar Gjoni Palokaj e mundi me pikë pas tre rundesh sllovakun Karol Ryšavýn.

Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Bratisllavë, prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, në sallën që pati rreth 13 mijë shikues.

Ajo që bie në sy për të keq është se mediat në Sllovaki para meçit e kishin injoruar këtë meç duke mos i dhënë fare publicitet Gjoni Palokajt, duke e ditur prejardhjen e tij.

Mirëpo, Palokajt duket se kjo ia shtoi motivin që pas fitores brilante, festoi me flamurin kuq e zi.

Ai në garën Oktagon është i 7-ti në listë, dhe tashmë avancon tutje me këtë fitore.

Edhe pse garuesi sllovak garoi para publikut të vetë dhe përkrahja nuk i nderoi, Gjoni ashtu siç premtoi para meçit e mposhti Karol Ryšavýn dhe në fund u vlerësua me meritë nga juria. /Gazeta Express

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit